Nëndegët e PDK-së në Skenderaj, kundër Sami Lushtakut (Dokument)
Numër i madh nga nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj janë kundër vendimit të fundit të degës së kësaj partie që udhëhiqet nga Sami Lushtaku.
Kryesia e kësaj dege një ditë ma parë mori vendim që të shkarkoi 7 asamblistë të PDK-së, si dhe nënkryetarin, Bekim Haxhiun, transmeton Indeksonline.
Së fundi 33 nëndegë të PDK-së në këtë komunë, përmes një peticioni kanë kërkuar që të bëhet shfuqizimi i këtij vendimi të cilin e kanë quajtur të padrejtë.
Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, për të shpëtuar degën e kësaj partie në këtë komunë.
Kjo është përmbajtja e plotë e letrës së publikuar nga zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Ramiz Shala:
Mbi 80 % të strukturave të PDK-së dega në Skenderaj për unitet dhe kunder përjashtimeve arbitrare.
KUNDERSHTOJMË FUQISHËM VENDIMIN.
KUNDERSHTOJMË FUQISHËM VENDIMIN.
Sot pas një iniciative të marrë nga strukturat drejtuese të degës së PDK-së në Skenderaj ( Seksion, Nëndegë, Këshill drejtues) njëzeri u pajtuan dhe unanimishtë kundershtuan vendimin per nga forma dhe si të tillë te pa pranueshëm për nga përmbajtja, arsyetimi dhe përputhshmeria më dispozitat statutare të aktit më të lartë juridik statutit të PDK-së.
Kjo formë e kundershtimit të vendimeve te gutshme, të pa matura, të një anshme, linquese nuk prezantojnë vlera të mirëfillta të demokracisë së brendshme në subjektin tonë politik.Ne nëpermjet kësaj forme të kundershtimit bëjmë thirrje të gjithëve për unitet brenda partiak dhe ftojme lidershipin e PDK-së që sa ma shpejtë të hartoj rregulloren zgjedhore qe të grantoj garë demokratike me standarde europiane te të menduarit dhe të shprehurit e besuarit lirshëm në vlera kombetare, profesinale të antarësisë së gjërë të PDK-së Dega Skenderaj.
Ftojmë të gjithë te rinjë e të reja të bëhen pjesë e gares zgjedhore brenda djepit të demokracisë në partinë tonë.
Ambicjet individuale dhe lidhjet familjare nuk do të duhej të sherbenin për shfrytzim të momentumit për përjashtim dhe diferencim politik sikur në kohërat e nomenklatures komuniste.
Duke mos pranuar arbitraritetin dhe totalitarizmin në vendimarrje ftojmë kreytarin e degës së PDK-së në Skenderaj dhe liderin tonë z. KADRI VESELI qe të reflektojnë unitet, demokraci dhe zhvillim idesh përparimtare dhe para argumentit të “FORCËS” të perdorin fuqinë mobilizuese të argumenteve.
24 Janar 2018