20:11 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / FR

Nënkoloneli Pllana priti në takim Yolanda Edwards, biseduan për sigurinë në rajon

Drejtori Rajonal i Policisë priti në takim zyrtar Znj. Yolanda Edwards – Drejtor i Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana dhe Znj. Yolanda Edwards – Drejtor i Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.

Gjatë këtij takimi Drejtori Rajonal i policisë, e njoftoi Znj.Yolanda Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.

Po ashtu dy palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.