19:02 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Nënkoloneli Sijarina po merr pjesë në konferencën e Dublinit [Foto]

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë dhe  Nënkolonel,  Rexhep Sijarina po merr pjesë në Konferencën e 40-të Policive të Kryeqyteteve të Evropës.

Kjo konferencë  ka filluar punimet sot në Dublin të Irlandes me temë: “Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë rrugët dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore”.

Në këtë konferencë po morrin pjesë 36 shefat e policive të kryeqyteteve të Evropës ku edhe kryeqyteti ynë po përfaqësohet i barabart krahas kryeqyteteve tjera .

Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori Sijarina zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga kryeqytete të ndryshme të Evropës. Konferenca do ti vazhdoj punimet edhe nesër .

Po ashtu u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Prishtinë, përderisa konferenca e radhes do te mbahet ne Vien të Austris./Indeksonline/