Nënkryetari i LDK-së: Degët e partisë duhet të mobilizohen për zgjedhjet nacionale
Takimi i radhës i LDK-së është zhvilluar në Gjakovë. Takimin dhe diskutimin e hapi kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë , Luan Gola i cili pasi njoftojë antarët e strukturave të degës për qëllimin e takimt të sontëm me Kryesinë e LDK-së, shprehu mbështetjen e degës në lidhje me qëndrimet e Kryesisë së LDK-së.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova njoftojë strukturat e degës së LDK-së për qëndrimin e partisë për çështjet aktuale, duke i siguruar të pranishmitë se Kryesia e partisë duke qenë e kordinuar me grupin parlamentar të LDK-së kanë treguar një politikë parimore dhe shumë të qartë si një parti opozitare e fortë duke pasur në prioritet intersin e vendit.
Nënkryetari Rugova kërkojë që ky takim të shërbejë që strukturat të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre eventuale rreth qëndrimeve dhe organizimit të partisë.
Lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor në LDK-ë tha që beson në një proces të natyrshëm dhe pa ndonjë thyerje siç pretendohet në media.
Ai tha që degët duhet të mobilizohen sepse zgjedhjet nacionale nuk do të jenë larg si pasojë e qeverisjes sê keqe.
Sa i përket bashkëpunimeve me partitë e tjera opozitare, zoti Rugova tha se për çdo veprim duhet të ndodhë si rezultat i qendrimeve në parti dhe asnjëherë nuk duhet të veprohet jashtë këtij vullneti qoftē edhe qendrimi për protestat apo partneritetit eventual me LVV-ë
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shprehu qartë të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështjet aktuale politike në vend dhë në organizimin në LDK-ë.
Beqiri , tha se qëndrimet e LDK-së janë publike si për çështjen e Forcave të Armatosura , për temën e dialogut ashtu edhe për mocionin e qeverisë etj.
Beqiri ka thënë që LDK është duke punuar me intenzitet të shtuar për të gjetur përkrahjen edhe nga partitë në pozitë për ta ngritur mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.
Deputeti i LDK-së , Anton Quni , tha se kjo prezencë e të gjitha profileve është një garancion për një sukses të sigurtë në qfardo sfide në të ardhëmen.
Kryetari i Forumit të Rinjve të LDK-së, Fidan Rekaliu shprehu shqetësimin e tij pēr moperspektivën dhe gjendjen e rënduar të të rinjve në vend. Ai tregojë për iniciativat e tij si deputet, në Kuvend për të ndikuar në trajtimin të kësaj situate.
Kryesia e degës së LDK-së në Gjakovë konsiderojë se në qeverisjen e ardhshme, Gjakova duhet të jetë në fokus pasi që qyteti ballafaqohet me shumë probleme./Indeksonline/