17:18 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i Srpska-s i inatosur me mediet kosovare, për raportimin e sotëm!

Nënkryetari i Listës Srpska, Igor Simiq është brengosur me raportimin e medieve kosovare rreth veprimit të tyre për ndërrimin e ulëseve në Kuvendin e Republikës.

Deputetët serbë, të cilët më parë ishin ulur në drejtim të opozitës (LDK-së), sot ndërruan vendin duke u ulur në drejtim të partive të pushtetit.

Simiq tha për gazetat beogradase se portalet në Prishtinë qëllimisht kanë publikuar “lajme të rremë” për partinë e tyre, transmeton Indeksonline

“Mediat serbe po spekulojnë për pozitën e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës. Po të njëjtat media po krijojnë një fushatë të egër ndaj udhëheqësit politik të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, deputetët e subjektit të tij janë të përgjegjëse për punën dhe veprimet e tyre brenda Parlamentit.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryeministrit Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojciq. /Indeksonline/

Temat: