20:26 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Nënkryetari Zogaj tregon vendimet e marra sot në seancën komunale: Kryeqyteti po transformohet!

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj seancën e sotme të Kuvendit e ka cilësuar shumë të suksesshme, shkruan IndeksOnline.

Zogaj tregoi edhe për vendimet e marra gjatë seancës në Kuvendin Komunal.

Ai tha se këto vendime janë ato që do ta determinojnë transformimin e Prishtinës.

“Sot, patëm një seancë shumë të suksesshme, kemi ndarë lokacionin për festivalin e muzikës Sunny Hill. Kemi ndarë fonde për klubet sportive të basketbollit, hendbollit dhe volejbollit. Kemi ndarë fonde për nënat lehona, përfituese të skemës sociale (për të posalindurit e tyre). Dhe, kemi ndarë mjete për kompaninë rajonale të mbeturinave ‘Pastrimi’.

Këto dhe shumë të tjera ishin tema të frytshme të cilat determinojnë transformimin e Kryeqytetit!”, shkroi ai./IndeksOnline/