18:28 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja e parë për ndihmë financiare Trepçës, pasi u regjistrua si shoqëri aksionare

Pak ditë pasi është regjistruar si shoqëri aksionare kosovare, ndërmarrja publike Trepça sot ka pranuar ndihmën e parë financiare.

Lajmin e ka dhënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë EUR dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi” shkruan ministri në njoftim.

Ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj ai që para pak ditësh ka premtuar se gjiganti Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë./Indeksonline/