15:40 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nënshkruhet rekomandimi për kthimin e 11 milionë eurove të Fondit të Sigurimeve (Dokument)

Zyrtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar rekomandimin e këtij komisioni për kthimin e 11 milionë eurove në fushën e shëndetësisë. Kështu ka bërë me dije vetë kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se këto mjete do të përdoren për blerjen e barnave esenciale dhe për shërim jashtë vendit.

Abdixhiku, gjatë seancave të Kuvendit rreth Projektligjit të Buxhetit për vitin 2018 kishe kundërshtuar duke thënë se nuk mund të mbështesë një buxhet që financon lista të fryra të veteranëve.

Abdixhiku ka akuzuar pozitën se i ka marrë paratë e sigurimeve shëndetësore, për t’i paguar veteranët. Një gjë të tillë e ka mohuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pati siguruar se ky buxhet nuk do të preket.