11:41 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Nëntë punëtorë gjenden të vdekur pas shpërthimit në një minierë të Kinës

Nëntë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur, një ditë pasi 11 kolegë të tyre u shpëtuan pas dy javësh të bllokuar në një minierë ari, në provincën Shandong.

Kryetari i bashkisë së qytetit Yantai u citua nga transmetuesi shtetëror CCTV të konfirmonte vdekjet. Një minator mbetet i zhdukur, raporton BBC-i.

Minatorët u bllokuan në minierën Hushan kur hyrja në tunel u shemb pas një shpërthimi, më 10 janar.