Nëntori me 1200 aksidente dhe tetë të vdekur
Shkaktarët e aksidenteve: njeriu, rruga,automjeti. Policia i ka bërë të gjitha përgatitjet.
Dimri dhe moti i papërshtatshëm që rëndon qarkullimin e automjeteve vetëm sa shton rrezikun në trafik dhe drojën nga aksidentet, edhe ashtu të shumta në rrugët e Kosovës.
Policia përsërit sugjerimet për kujdes të shtuar në trafik, duke rikujtuar se vetëm në muajin e kaluar ndodhën rreth 1200 aksidente trafiku me madje 8 të vdekur.