23:01 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëntori më i veçantë për Bekim Jasharin

Në këtë ditë kur po shënohet dita e pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit e ka pritur me emocione.

Ai për Indeksonline thotë se për këtë emocion, meritor është familja e tij e cila e edukoi në këtë frymë.

“Thënë të drejtën, “28 Nëntori” është një emocion që më përcjellë çdo ditë të vitit, ku do që jam dhe me kë do që jam – për këtë është meritore Familja ime që më edukoi kështu. Për “28 Nëntorin”, gjyshi Shabani, baba Hamëza dhe axha Ademi më kanë mësuar mua dhe fëmijët tjerë, se përbën datën më të rëndësishme të kombit, duke kujtuar Nëntorin e Parë 1443 dhe Nëntorin e Dytë 1912”, ka thënë ai.

Mirëpo, Jashari thotë se përveç 28 nëntorit, fëmijëve e pasardhësve të tij do t’i mësoj edhe për “Nëntorin e Tretë” e që është nëntori i Adem e Hamëz Jasharit dhe UÇK-së.

Jashari ka shtuar se tash si kryetar do të këtë më shumë përgjegjësi ndaj sakrificave të nëntorit. ‘Unë fëmijëve dhe pasardhësve të mi do t’i mësoj edhe për “Nëntorin e Tretë” e që është Nëntori i Adem e Hamëz Jasharit dhe UÇK-së. Ky është emocioni im, kjo është festa e 28 Nëntorit. Prandaj, si Kryetar i Skenderajt do ta kem të njëjtin emocion për 28 Nëntorin, por përgjegjësi më shumë ndaj sakrificave të Nëntorit. Faleminderit dhe urime ju qoftë kjo festë e madhe kombëtare të gjithëve”, ka deklaruar Jashari./Indeksonline/