10:54 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / C E

“Neper borë e neper shi”, klubet pastrojnë fushat për ndeshjet e Superligës

Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Riza Lushta” në Mitrovicë janë nikoqire të këtyre ndeshjeve, shkruan Indeksonline.

Zyrtarët e klubeve vendëse njoftojnë se janë duke punuar në pastrimin e fushave dhe ndeshjet pritet të luhen siç ishin planifikuar.

Skuadra e Llapit është duke e pastruar borën dhe ndeshja pritet të luhet me gjith motin e lig.

Ekipet e pastrimit të klubit janë duke e përfunduar punën me heqjen e borës, gjendja e fushës është e mirë dhe nuk do të ketë probleme me zhvillimin e ndeshjes”, ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Njësojj është situata edhe në Mitrovicë me klubin e Trepça ’89 që janë duke vazhduar me punën për pastrimin e borës.

Jemi duke e larguar borën, besoj se 70%-80% e fushës do të pastrohet. Nëse nuk do të vazhdojnë reshjet e borës atëherë nuk do të ketë probleme në zhvillimin e ndeshjes”, ka thënë Abedin Zeka.

FFK-ja gjithashtu ka thënë se ndeshjet do të luhen siç janë planifikuar. /IndeksOnline/