21:23 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nëpër shiun e rrëmbyeshëm, nëna e përdori të bijën si çadër (Video)

Derisa po ecte jashtë një qendre tregtare në Luiziana të Shteteve të Bashkuara, një nënë e ka vënë të bijën si çadër mbi kokë, për tu mbrojtur nga shiu i rrëmbyeshëm.

Të pranishmit që po prisnin në vetura, kanë mbetur të habitur me veprimin e saj, para se filmimin ta postojnë në rrjetet sociale.

“Pse ta mbronte fëmijën, më mirë të mbronte kokën e saj me të”, ishte një prej komenteve të shumta, ku kritikohet gruaja që besohet të jetë e ëma.

Por, ka të tjerë që e kanë mbështetur, duke thënë se ishte një ‘refleks i momentit’, pasi është ajo që e do më së shumti fëmijën e vet.