18:02 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nerimane Kamberi nderohet me Urdhrin e Palmave Akademike

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel nesër do të dekorojë shkrimtaren dhe gazetaren Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike, si pjesë e kontributit të jashtëzakonshëm gjatë gjithë karrierës së saj profesionale në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Kamberi kohë më parë ka promovuar librin “Hotel Grandi dhe reportazhe të tjera”, i cili përmban një përmbledhje të reportazheve për Kosovën, kujtimet, komunitetet etnike, fenë, artin, kulturën, luftën dhe paqen.

Ceremonia e ndarjes së Urdhrit të Palmave Akademike mbahet në Rezidencën e Francës në Prishtinë, duke filluar nga ora 18.30.