09:01 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nervozizmi në fund të ndeshjes mund t’i kushtojë shumë Riberyt

Franck Ribery ishte protagonist i një proteste, kur trajneri Montella vendosi ta nxirre nga fusha për ta inkuadruar Boatengun, atëherë kur rezultati ishte 11 në ndeshjen kundër Lazios.

Francezi protestoi derisa po ulej në stol, ku nuk lëvizi deri në fund të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai u drejtua nga gjyqtari anësor për të protestuar, pasi lojtarët e Fiorentinës pretenduan një ndërhyrje para se të shënohej goli i Immobile.

Lojtari u përjashtua nga gjyqtari, ka shumë të ngjarë me komunikimin me zë në dhomat e zhveshjes, pas protestave të tepërta të francezit.

Episodi mund të çojë në një skualifikim të lojtarit dhe gjithçka do të varet nga përmbajtja e raportit të gjyqtarit. /IndeksOnline/