75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / AR

Nervozohet Cardi B me Trump: Ai më shkeli …

Reperja Cardi B ka kritikuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi takat e saj të shtrenjta Louboutin iu shkatërruan gjatë Super Bowl.

“Shiko sa të ndyra janë këpucët e mia dhe më kushtojnë 3000 dollarë. Gjithçka për shkak të Trump! Më pëlqen më pak tani. Nuk duhej të shkoje në Super Bowl dhe të më bësh pis këpucët,” tha ajo, transmeton Indeksonline.

Cardi B pranoi se ajo është ende e zemëruar për gjithçka dhe po kërkon që Trump të kthejë xhaxhain e saj në Shtetet e Bashkuara në këmbim. “Ai definitivisht nuk do ta bëjë këtë”, përfundoi ajo./Indeksonline/