16:48 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nervozohet keq Isa Mustafa, ja çfarë thotë për humbjen në Istog

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Haki Rugova është kryetar i Istogut dhe se ka argumente të keqpërdorimit të votës me postë për këtë komunë.

Mustafa ka deklaruar se në Istog kanë votuar njerëzit e vdekur dhe se partia e tij i kanë fotografitë e varreve të këtyre personave.

Ai ka thënë se janë falsifikuar identitetet e votuesve, përcjellë Indeksonline.

“Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/