17:42 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nëse Arsenal arrin finalen e Evropa Ligës nuk mund të llogarisë në këtë lojtarë

Nëse ekipi anglez, Arsenal arrin në finalen e Evropa Ligës, atëherë mund të jetë pa Henrikh Mkhitaryan.  Kjo për shkak se finalja luhet në Azerbajxhan dhe vendi i lindjes se Mkhitaryan, Armenia ka marrëdhënieve të tensionuar me vendin pritës, transmeton Indeksonline. 

Përveq finales ai mund të humbas edhe ndeshjen në grupe kundër ekipit nga Azerbajxhan, Qabrag.  Edhe sa ishte pjesë e Dortmund, Mkhitaryan nuk kishte luajtur kundër ekipit Gabala në kuadër të Evropa Ligës në vitin 2015, për arsyeje të marrëdhënieve të tensionuara.

Këto tensione mes dy shteteve zënë fillin në vitin 1994, ku  Azerbajxhan dhe Armenia po luftonin për regjionin Nagorno-Karabakh./Indeksonline/