12:06 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës, po kërkohet për ngacmim dhe sulm seksual

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë, bazuar në Ligjin  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë- letërreshtim të Gjykatës Themelore nё Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Prishtinë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij për të dërguar në vuajtje të dënimit prej 6 vjetësh e 6 muaj, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • Ramadan (Feriz) Sopaj,  i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës.

I dënuari  është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit  për veprat penale:

  • Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe
  • Sulm seksual

 Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com