75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 02 Prill 2026 / G T

“Nëse është lodhur, le të largohet”, Obi Mikel kritikon Enzo Fernandezin

Ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj situatës aktuale në klubin e Chelseat, duke vënë në shënjestër edhe mesfushorin Enzo Fernandez.

“Nuk ka asnjë lojtar që është më i madh se Chelsea. Nëse Enzo është lodhur, le të ngrejë dorën dhe të largohet. Nuk ka lidership në klub, sepse po të kishte, Enzo Fernandez nuk do të dilte e të bënte deklarata të tilla që në radhë të parë”, u shpreh Mikel

Kujtojmë që mesfushori argjentinas në një intervistë kishte dhënë sinjale largimi nga Blutë e Londrës.

Madje ai çoi sinjale edhe te Real Madridi, duke shprehur dëshirën për të jetuar në Madrid./Indeksonline/