13:35 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nëse fëmija juaj ka infeksion veshi do t’i ketë këto simptoma

Një nga infeksionet më të shpeshta tek fëmijët është ai i veshit. Ndonëse nuk paraqet një shkak për shqetësim të madh, prindërit duhet të bëjnë kujdes që ta kapin atë në kohë.

Ndonëse nuk ka shenja të qarta që kallëzojnë se fëmija është prekur nga infeksioni, duhet kuptuar atëherë kur të vegjëlin kapin veshin, u kruhet ose nëse fëmija din të flase dhe ju tregon se ka dhimbje në atë zonë, transmeton GazetaShneta.

Kur veshi i fëmijëve infektohet, kjo ndodh më së shpeshti pasi ata kanë kaluar një të ftohur. Më së shumti mund të ndodhë gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë të ulëta; por nuk eliminohen as kushtet që të preken edhe gjatë motit të ngrohtë, shkruan “WhatToExpect”.

Për ta pasur më të lehtë për t’i dalluar këto simptome, shikoni për këto shenja:

– barkqitje (nëse infeksioni ka prekur sistemin e tretjes)

– prebleme në dëgjim

– kundërmim nga veshi

– ulje e oreksit (infeksioni i veshi e bën të vështirë përtypjen dhe gëlltitjen)

– pagjumësi

Arsyja pse fëmijët preken më së shpeshti nga ky infeksion është sepse kanalet e veshit të tyre janë ende të shkurtë dhe më të ekspozuarr nga ambienti i jashtëm. Kur ata fillojnë të rriten, fillon të zgjatohen edhe kanali, duke u future më në brendi e duke u larguar nga viruset e mundshme.

Duhet të jeni të vëmendshëm të shihni nësë fëmijët kanë kollë ose bllokim të hundëve; këta janë indikatorët e parë që tregojnë për infeksion. Po ashtu ata mund të kenë ethe dhe temperaturë të lartë.

Mos u nguti t’u jepni ilaçe pa përshkrimin e mjekut. Ata vendosin pas kontrollës nëse fëmijët kanë nevojë për antibiotikë ose për medikamente tjera.