16:59 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

“Nëse fiton Eurovizionin”: tallja spektakolare e Spartak Moskës ndaj kërkesës “qesharake” të Bayern Mynih për Manè

Bayern Mynih është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, në thyerje totale të raporteve me klubin dhe i vendosur të largohet nga Gjermania.

Bavarezët duket se kanë identifikuar Sadio Manè si zëvendësuesin ideal për polakun dhe tashmë kanë dorëzuar disa oferta te Liverpool, e dyta prej të cilave përfshinte bonuse mjaft të çuditshme. Ndaj, Spartak Moskë e ka parë të arsyeshme të tallet me klubin gjerman me një postim të publikuar në Twitter.

Bayerni iniston për Sadio Manè, por për momentin nuk i është afruar ende kërkesave të Liverpool, që pavarësisht se sulmuesi shkon në skadencë kontrate në vitin 2023, e vlerëson jo më pak se 40 milionë euro. Bavarezët shkuan deri aty sa ofruan gjithsej 35, nga të cilat, megjithatë, vetëm 27.5 në pjesë fikse.

Shuma e mbetur do t’u paguhej anglezëve vetëm në rast të arritjes së disa objektivëve krejtësisht surreale: Bayern duhet të fitonte Ligën e Kampionëve tre herë radhazi, dhe në të njëjtët vite Manè duhet të ngrinte lart Topin e Artë. Rrethana padyshim të pamundura dhe që në mënyrë të pashmangshme lëshuan valë talljesh kundër klubit bavarez.

Tallja më fantastike e arritjeve të çuditshme të futura nga Bayern ka ardhur nga Spartak Moska, i cili publikoi një ofertë (padyshim false), në profilin e tyre në Twitter, sikur bavarezët e kishin dërguar për të blerë kartonin e Aleksandr Sobolev.

Ofertë që do të përfshinte 1000 euro bazë fikse, por bonuse të pasura dhe ekzaltuese: 10 milionë në rast të fitores së bavarezëve në Eurovizion; 15 milionë nëse Manchester United arrin të fitojë një trofe; dhe në rast se Real Madrid blen Messin për 20 milionë.

Menaxheri i rrjeteve sociale të klubit rus nuk është i panjohur për batuta të tilla, por këtë herë ai padyshim që ka superuar veten. Megjithatë, duhet pranuar se Bayern e kërkuar pak vetë…