75 Mall Live Search
12:56 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëse fiton sot kjo skuadër në Bundesliga, Liverpooli i humbë 13 milionë euro!

Java e fundit në Bundesligan Gjermane do të jetë me rëndësi edhe për skuadrën e madhe angleze, Liverpool. Vëmendja e tifozëve dhe zyrtarëve të skuadrës është tek përballja, Hertha-Leipzig, konkretisht tek pozitat e katërt tabelare.

Nëse Leipzig arrinë të siguroi pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Liverpooli do të humbas 13 milionë euro.

Kjo pasi që Reds kanë arritur marrëveshje prej 48 milionë funtash për yllin e Leipzig, Naby Keita për ta transferuar në fund të sezonit.

Mirpo, nëse Leipzig arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Liverpooli do të duhet të paguaj edhe 13 milionë euro më shumë për Keitan.

Garë e rreptë për pozitën e katërt do të zhvillohet sot në mes të Hoffenheim, Leverkusen e Leipzig në Bundesliga./Indeksonline/