11:13 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nëse flini me gjatë se 8 orë, mund të përballeni me këto pasoja

Çdonjëri që dëshiron të ketë një stil të shëndetshëm të jetesës e din se nuk duhet të flemë më pak se 8 orë.

Por, pak njerëz e dinë se nuk rekomandohet as të flini më gjatë se 8 orë.

Thënë më thjesht, që të dyja – gjumi i tepërt apo mungesa e tij – mund të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë.

Më poshtë i keni disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen ata që flenë më shumë 8 orë.

Problemet me shtim të peshës

Studimet e ndryshme tregojnë se mungesa e gjumit, por edhe gjumi i tepërt, lidhen me diabet dhe mbipeshë.

Ky fakt nuk është aq i qartë, por doktorët pohojmë se ne lëvizim më pak se ç’duhet, andaj edhe shtojmë peshë. Ne zgjohemi shumë vonë dhe nuk kemi kohë për aktivitet fizik.

Çrregullimet depresive

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet depresive gjithashtu përjetojnë çrregullime të gjumit.

Ndonjëherë, në rastet me lloje të ndryshme të çrregullimeve, njerëzit flenë më gjatë se zakonisht.