09:06 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kujdes për ata që kanë marrë udhë për në Shqipëri, Rruga e Kombit është mbuluar nga mjegulla

Mjegulla ka mbuluar vendin tonë, një fenomen ky i zakonshëm në periudha të tilla, derisa me mot të tillë duhet të bëhet kujdes veçmas në komunikacion.

Edhe, ata qytetarë që ia kanë mësyrë mëngjesin e sotëm Shqipërisë, duhet të jenë më së të kujdesshëm, pasi që mjegulla është shfaqur në Rrugën e Kombit, përcjellë Indeksonline.

Në këtë video mund të shihni se si dendësia e mjegullës ka mbuluar rrugët, ndërsa apelohet për vozitje të ngadalshme./Indeksonline/