16:57 / E Enjte, 19 Maj 2022 / A. M.

“Nëse janë mbledhë mbi 2 mln euro në Fondin e Sigurisë e lë mandatin e deputetit”, thotë Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë për klasifikimin si sekret të Fondit të Sigurisë, duke thënë se nëse janë mbledhë më shumë se 2 milionë euro deri tani në këtë fond, ai do ta lërë mandatin e deputetit.

Ai ka thënë se Fondi deri tani do të duhej të kishte të paktën 20 milionë euro të mbledhura.

“Ju dështimin e madh, vjedhjen e madhe në kohë krizë energjetike, për ta mbuluar atë lajm jeni quar duke thënë se po e themeloni Fondin e Sigurisë. Nëse janë dhënë mbi dy milionë euro në Fondin e Sigurisë deri në këto momente, unë e lë mandatin e deputetit. As dy milionë euro nuk janë mbledhur. Kë do ta fajësoni, shoqërinë a? Për 80 ditë prej që është themeluar fondi do të duhej minimumi nja 20 milionë euro të mblidhen. Klasifikimi si sekret të fondit të sigurisë është gabimi më i madh që keni bërë, ai do të duhej të ishte fond i krenarisë.