75 Mall Live Search
23:40 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëse jeni ftohur nga njëri-tjetri, rindizni zjarrin në dashuri përmes këtyre këshillave

Duhet të pranojmë se jeta e përditshme jo gjithmonë është fushë me lule dhe kjo si pasojë mund të sjellë edhe tensione në jetën e një çifti.

Madje me kalimin e kohës, marrëdhënia juaj nuk është më si në fillim, por kalon në një stad më të qëndrueshëm, edhe monotone.

Ndodh që edhe ftoheni me partnerin, por ekzistojnë disa mënyra se si të rindizni zjarrin e pasionit:

– Bëni sa më shume dashuri sepse është edhe e shëndetshme për ju

Mendoni me tepër për të mirat që sjell seksi tek shëndeti dhe bëni sa më shumë dashuri. Më pas mendoni se ai sjell edhe kënaqësi.

– Harrojini të metat që keni

Nëse doni që jeta juaj seksuale të jetë e nxehtë, duhet ta doni më shumë trupin tuaj.

Edhe të famshmit kanë defekte, por nuk e mbajnë mendjen tek ato. Futuni në dhomë, fikeni dritën, ndizni disa qirinj dhe përqafojeni partnerin. Më pas gjërat do të rrjedhin natyrshëm.

– Provoni eksperienca të reja

Seksologët u sugjerojnë çifteve të provojnë herë pas here eksperienca të reja. Mos neglizhoni prekjet dhe eksperimentoni sa të mundni.

– Mos lejoni që ai të mendojë për dikë tjetër

Por krijoni një ambient romantik dhe qëndroni vetëm për vetëm me partnerin.

– Tregohuni të sinqertë me partnerin në lidhje me intensitetin e kënaqësisë

 

Temat: