07:49 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëse ka këto “simptoma”, ai po iu tradhëton!

Nëse i dashuri/bashkëshorti ka filluar të luaj “bisht”, janë disa hapa fare të lehtë, përmes të cilëve mund të kuptoni të vërtetën.

Ju me siguri që e njihni mirë partnerin dhe çdo ndryshim në sjellje të tij do ta vërenit, shkruan Indeksonline.

Nëse ai ka ndonjë nga këto “simptoma”, atëherë padyshim që diçka nuk është në rregull dhe dikush ka hyr në mesin tuaj:

  1. Kujdeset shumë për pajisjet e ndryshme dhe nuk të lë të afrohesh. Mund ta zbuloni lehtë nëse keni qasje në e-mailat e tij, bisedat në rrjete sociale, mesazhet në telefon apo edhe faturat që ai ka paguar.
  2. Papritmas fillon të merret me fitnes dhe e merr shumë seriozisht formësimin e trupit. Kjo padyshim që është një nga shenjat e qarta, por të cilën disa femra nuk arrin ta kuptojnë.
  3. I vije aromë tjetër nga ajo që kishte në mëngjes para se të dal nga shtëpia. Kuptohet që ka qenë diku dhe ka marr erë tjetër trupi dhe rrobat e tij.
  4. Nuk ia ndien më për asgjë. Sillet nëpër shtëpi si njeriu më lumtur në botë, sikur nuk ka asnjë hall apo brengë, pra është në qiellin e shtatë. /Indeksonline/

Temat: