08:22 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Nëse ka një palë këpucë që ju shpëtojnë në çdo lloj moti, janë këto

Ditët me diell të japin me qindra opsione për këpucët që do veshësh, por s’mund të themi të njëjtën gjë kur nis shiu. Që këmba të rrijë ngrohtë, të mbrohet nga lagështira dhe në të njëjtën kohë të dukemi bukur, na duhen çizmet/këpucët e duhura! Në rast se marrëdhënia juaj me çizmet është e komplikuar dhe doni diçka më praktike dhe lehtësisht të kombinueshme, urdhëroni! 

Nëse ka një palë këpucë që ju shpëtojnë

Ky model këpucësh është shpëtim për çdo lloj kohe, kombinimi, vendi! Platforma e tyre do t’ju mbajë të sigurta në ditët me shi dhe në të njëjtën kohë mund t’i vishni si të doni. Me funde elegante, pantallona, fustane apo pulovra dhe streçe.

Nëse ka një palë këpucë që ju shpëtojnë

Këtë sezon, kambalet janë shumë herë më In se vitet e tjera, prandaj nëse doni diçka që t’i ngjasojë këpucëve të dimrit, ja një tjetër alternativë!

Nëse ka një palë këpucë që ju shpëtojnë