07:57 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nëse keni plane për pushime në Shqipëri, shikoni parashikimin e motit

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në orët e nxehta të drekës do të ketë reshje shiu tepër të izoluara dhe në formë pikash mbi relievet e larta malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 2-10 m/sek në bregdet.

Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi vale 1.8 metra.

Temat: