“Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, ajo e pranon Kosovën e pavarur”
Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po bënë një precedent të vërtetë, sepse të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë u kthyen në kufijtë e shteteve të sapo formuara.
Trajkoviq është pyetur nga ‘Juggpress’ rreth mundësisë që Lista Serbe të marrë pjesë në votim në Kuvendin e Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi, ajo tha se Lista Serbe nuk duhet të votojë pro, pasi sipas saj me këtë gjë legjitimohet Kosova si shtet, dhe se pranohen kufijtë shtetërorë të saj.
“Lista Serbe me pjesëmarrjen e tyre, dhe në qoftë se votojnë për demarkacionin, në thelb kontribuon në legalizimin e kufirit të Kosovës si kufi i njohur ndërkombëtarisht. Për shkak se këto marrëveshje ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, ka thënë Trajkoviq.
Trajkoviq ndër të tjerash ka shtuar se nëse politikanët serb vendosin për votimin e demarkacionit, atëherë do të bënin shkelje të Kushtetutës së Serbisë./Indeksonline/