18:01 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nëse lojtari kollitet në Premier Ligë do të ndëshkohet me karton

Futbolli pandemik! Nga tani e tutje do të jetë kështu, duke qenë se shumë gjëra kanë ndryshuar me shpërthimin e Covid-19 dhe sigurisht izolimet e masat e vendosura nga ekspertët e mjekësisë botërorë.

Si pasojë, edhe rregullat kanë ndryshuar, duke nisur me 5 zëvendësimet e futbollistëve gjatë kësaj periudhe, por sidomos nga sezoni tjetër, me një risi kurioze, të paktën në Britaninë e Madhe.

Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë. Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për tu vendosur.