11:37 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëse luan Kosova me Shqipërinë për cilën kombëtare bën tifo Fatmir Limaj?

Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj ka qenë i ftuar në emisionin Real Story.

Ai ka folur rreth mbledhes së dy qeverive shqiptare. Më pas Limaj ka diskutuar edhe për kombetaret e Kosovës dhe Shqipërisë duke thënë se gjithmonë përparësi i jep Kosovës.

“Nëse luan Shqipëria me Kosovën në Tiranë dhe nëse më pyet se për kënd bëjë tifo. A din si i bjen kjo si me pytë një shqiptar të Gjirokastrës a je Gjirokastrën apo me Tiranën, ai normalisht që është me Gjirokastrën. Me lu Shqipëria me Kosovën, gjithmonë e mbeshtes Kosovën. Si të kryhet Kosova, me kënd të luan Shqipëria jam aty” deklaroi Limaj në Vizion Plus. /Indeksonline/