16:18 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nëse nuk dëshironi që jeta të juaj të jetë vetëm rreth punës, nisuni në këtë shtet

Nëse jeni i frustruar për shkak të balancës jetë profesionale – jetë personale, mund të merrni në konsideratë të transferoheni në Holandë.

Sipas indeksit Better Life Index (2019) të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), holandezët kanë tendencën të mos punojnë gjatë dhe t’u kushtojnë më shumë kohë aktiviteteve argëtuese, por edhe të flenë dhe të çlodhen.

Holanda renditet në vend të parë të klasifikimit, duke shënuar 9,5 pikë nga 10. Në vend të dytë, Italia, me 9,4 pikë, ndjekur nga Danimarka, me 9 pikë. Kolumbia dhe Meksika renditen në fund të klasifikimit me 40 vende, transmeton Monitor.

Vetëm 0,4% e punonjësve në Holandë punonin “më shumë” se 50 orë në javë, gjithsesi kjo është ndër normat më të ulëta të të gjithë vendeve të marrë në analizë.

Mesatarja e OECD është 11% e punonjësve që punojnë me orare të zgjatura.

Dhjetë vendet e para të Indeksit të OECD ishin evropiane. Për kontrast, SHBA renditej në vendin e 27, me 11% të punonjësve që punonin me orare të zgjatura.

Raporti thekson që familjet gjithnjë e më shumë po preken nga dinamikat e këqija jetë profesionale – jetë personale, duke këshilluar qeveritë që të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, duke nxitur politika më të mira mbështetjeje dhe fleksibël.