75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëse nuk keni patur kurrë një orgazmë, arsyeja mund të jetë një nga këto

Sipas një studimi të fundit të publikuar në tabloidin britanik “The Sun”, një në pesë gra nuk ka arritur kurrë në orgazmë pavarësisht se mund të ketë pasur një jetë seksuale aktive. Për shumë gra, orgazma është një ndjesi e panjohur, një fjalë që bën pjesë në fjalor e asgjë më shumë. Shkaqet janë të shumta, dhe jo të njëjta për të gjitha, theksohet në “The Sun”. Studiuesit pohojnë se shkaktarët e një problemi të tillë janë të shumtë, duke filluar nga barnat farmaceutike: në një masë të madhe ndikojnë antidepresivët dhe ilaçet kundër dhimbjeve të kokës. Një tjetër ‘fajtor’ që duhet përfshirë në listën e shkaqeve që ndalojnë orgazmën, është stresi, i cili nuk i lejon trurit të perceptojë impulset seksuale duke ulur së tepërmi nivelin e eksitimit.

Edhe mungesa e fantazisë luan një rol jofavorizues në marrëdhëniet intime. Shumë gra nuk e lejojnë veten të çlirohen duke kërkuar shtysa të reja, madje duke provuar edhe nga ato gjëra që në vetëdijen e tyre të mbërthyer nga normat dhe morali, i konsiderojnë ekstreme dhe të palejueshme. Në raste të tilla është shumë e nevojshme ndjeshmëria e partnerit. Një masazh sensual apo përdorimi i lodrave të seksit që shërbejnë si stimulues mund të jetë rruga e duhur për të shkuar drejt kënaqësisë seksuale.

Midis femrave që nuk e kanë arritur kurrë orgazmën, janë edhe ato që nuk e njohin në thelb trupin e tyre, dhe besojeni apo jo, janë vërtet shumë, shkruan Living. Shumë kanë drojë, madje edhe turp të eksplorojnë trupin e tyre, sikur të ishte diçka e ndaluar dhe e ligë kjo sjellje, kur në fakt është favori më i madh që mund t’i bëjnë vetes. Ka edhe nga ato që e ‘shtypin’ veten të nxitura nga motivet fetare. Shumë femra mendojnë se qëllimi i vetëm i aktit seksual është lindja e fëmijëve dhe aspak të përfituarit të kënaqësisë gjatë tij.

Temat: