10:06 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Nëse nuk kualifikohet në Champions League, Reali ia merr Romës Zaniolon

Nicola Zaniolo është në fokusin e Real Madridit. Talenti italian që ka shpërthyer sivjet me skuadrën nga kryeqyteti italian po përcjellet nga skuadra spanjolle, e cila është duke bërë një projekt të ri me rikthimin e Zidane.

Por, e ardhmja e Zaniolos sipas mediave italiane është e varur nga kualifikimi i Romës në Ligën e Kampionëve.

Në rast se skuadra e Ranierit arrin të kualifikohet, Zaniolo do të nënshkruaj kontratë të re afatgjate me klubin italian.

Në të kundërten, talenti italian do të shikojë ofertat që ka dhe largimi i tij do të jetë shumë i mundshëm.

Agjentët e Realit ishin në stadiumin në Olimpico një muaj më parënë ndeshjen Roma-Porto, kur Nicolò Zaniolo shënoi dy herë.

Edhe Zizu thuhet se ka një simpati të veçantë për italianin./Indeksonline/