14:37 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

“Nëse problemi jam unë, shkoni te presidenti”, Sarri mesazh lojtarëve të Lazios

Maurizio Sarri dhe skuadra e tij Lazio nuk janë duke kaluar momente të mira gjatë këtij sezoni në Serie A.

Shumë kritika kanë ardhur për trajnerin, Maurizio Sarri dhe raportohet se futbollistët i kanë prishur raportet me italianin, shkruan Indeksonline

Siç raporton Corriero Dello Sport, Sarri la një mesazh për futbollistët e tij në rast se fajtorin e shohin te ai.

“Nëse mendoni se problemi është tek unë, atëherë kapni topat dhe shkoni te presidenti”, thuhet se ka qenë mesazhi i Sarrit për lojtarët e tij.

Pas 22-xhirosh në Serie A, Lazio ka grumbulluar 34 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të./Indeksonline/