23:00 / E Martë, 25 Maj 2021 / AR

Nëse shefi juaj nuk ua dha rrogat në kohë, mësojeni se çfarë u bëri punëtoreve Kim Kardashian

Edhe pse njihet si femër e pasur, Kim Kardashian duket se heziton t’i kryej obligimet e saj ndaj punëtorëve.

Janë publikuar disa detaje që tregojnë se ajo bën maltretim tek punëtorët e saj, transmeton Indeksonline.

Ish punëtorët e saj janë ankuar se ajo asnjëherë nuk i ka paguar në kohë, nuk kanë pasur asnjëherë pushim të drekës apo darkës dhe nuk iu ka paguar orët shtesë në punë.

Në momentin që kopshtari i shtëpisë i kishte kërkuar t’ia paguaj taksat, Kim e ka larguar menjëherë nga puna.

Të gjithë punëtorët janë bërë bashkë dhe kanë hedhur në gjyq duke kërkuar konvertim në para për shkak të gjithë asaj pune që kanë bërë dhe që nuk janë paguar asnjëherë!/Indeksonline/