09:17 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nëse shkoni në Austri ose në Gjermani, përgatituni për kontrolle

Pas vendimit të Gjermanisë për të shtrirë kontrollet kufitare në Austri edhe për 6 muaj, Vjena vendosi të mbante kontrollet në kufi me Slloveninë dhe me Hungarinë.

“Në përputhje me rrethanat, ne do të vazhdojmë me kontrollet që tashmë kryejmë në kufirin me Slloveninë dhe me Hungarinë”, tha ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Peschorn.

Ai tha se kontrollet kufitare në zemrën e Evropës janë treguar se kanë një efekt pozitiv në frenimin e lëvizjeve të emigracionit.

Pechorni theksoi se kishte nevojë për të vazhduar kontrollin pasi Gjermania kishte vendosur ta bënte këtë.

Kontrollet kufitare, do të shtrihen për 6 muaj të tjerë dhe, si Gjermania dhe Peshorni është lënë e hapur nëse ato do të zgjaten më pas.

Së pari, Sllovenia kritikoi vendimin e Austrisë dhe konsideroi se shtrirja e kontrollit kufitar ishte plotësisht e panevojshme dhe shkaktoi dëme të mëdha ekonomike.

Austria futi kontrolle në kufirin me Slloveninë dhe me Hungarinë shkaku i krizës së emigrantëve në vjeshtën e 2015, transmeton KosovaPress.

Në vendkalimet e mëparshme kufitare, të cilat u braktisën pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Shengenit, policia që atëherë ka kontrolluar automjetet ku ata besojnë se emigrantët mund të fshiheshin.

Ky kontroll ngadalëson ndjeshëm trafikun dhe mbi të gjitha gjatë pushimeve, shkakton kilometra kolona.