21:23 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nesër dalin në shitje biletat e ndeshjes Gjilani-Liepaja

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se me datën 5 korrik, do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Liepaja, e vlefshme për kualifikimet në Konferencë Ligë, transmeton Indeksonline.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 18:00, dhe mund të blehen te Teatri i Qytetit në Gjilan.

Çmimet e biletave janë: Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 20 euro.

Ndërsa në ditën e ndeshjes me 7 korrik, biletat e ndeshjes mund ti blini edhe pranë stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

SC GJILANI – FK LIEPAJA, BILETAT NË SHITJE!

Nga data 5 Korrik fillon shitja e biletave nga ora 12.00 deri në ora 18.00

Teatri i Qytetit në Gjilan

 Lindje 5 Euro

Perëndim 10 Euro

VIP 20 Euro

Dita e ndeshjes 7 Korrik

Teatri i Qytetit në Gjilan

Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

⚠ SHËNIM! Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitur nga pikat e autorizuara nga klubi./indeksonline/