14:23 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nesër debuton Vinicus, por…

Vinícius Júnior do të debutojë nesër me Real Madridin … Castilla. Talenti i shumëpërfolur brazilian do të jetë nën urdhërat e Solarit për ndeshjen ndaj Las Palmas. Kjo ndeshje fillon nesër në orën 12:00.

Pikërisht sot, trajneri i Realit, Lopotegui ka thënë se Vinicius do të ketë minuta te Realit, por në shumicën e kohës do të jetë pjesë e Real Madrid Castillas.

Tifozët madrilen e duan me çdo kusht Vinicius në skuadër, andaj mbetet të shihet nëse Lopotegui do t’i dëgjojë këto kërkesa./Indeksonline/