12:23 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesër dita e parë e Ramazanit, kështu do ta kemi motin në Kosovë (Foto)

Nesër (e mërkurë) nis dita e parë e Ramazanit. Mirëpo, çfarë moti pritet të mbretëroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë për myslimanët anekënd botës.

Faqja “Weather”, program i instaluar në të gjitha smart-fonat,  tregon se nesër do të jetë ‘fllad’.  Temperaturat do të variojnë nga 9 deri në 21 grad celciues.

Ndryshe, Besim Aliun nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mësuar përafërsisht parashikimin e motit gjatë këtij muaji të shenjtë. Aliu ka theksuar se është vështirë të parashikohet moti për 30 ditë. Mirëpo sipas tij, muaji Maj kryesisht do të mbizotërojë me reshje të shiut.

“Parashikim për një muaj vështirë që mundem me dhënë, mirëpo po shkojmë sipas vijave të trasha, gjatë këtij muaji reshje ka, temperaturat janë normale  dhe gjithë kanë qenë në normalitet në muajin Maj përafërsisht 26-27 gradë celsius, qashtu kanë me qenë, por ka me pas edhe reshje të bollshme të shiut edhe breshër nëpër lokalitete e kështu të kufizuar për arsye se muaji Prill ka qenë shumë i nxehtë ka pas pasur avullime të mëdha edhe në disa lokalitete ka me shkaktu reshje të ndryshme”, ka thënë Aliu për “Indeksonline”.

Vlen të theksojmë se sipas fesë islame, çdo besimtarë myslimanë është i obliguar të agjërojë për 30 ditë në shenjë solidariteti me të varfrit si dhe të ndajnë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë. Por, asessi agjërimi nuk duhet të bëhet me qëllim të pa ngrënies sepse atëherë është i gabuar.

Ndryshe, festa e Fitër Bajramit do të jetë me 15 qershor (E premte) që vazhdon edhe për dy ditë tjera me radhë./Indeksonline/

 

Temat: