17:20 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Nesër do të hedhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll


Nesër me fillim nga ora 13:00, do të hedhet shorti në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Ky short do jetë për 1/16 e finales, ku do jenë pjesëmarrëse 32 skuadra, 10 nga Superliga, 20 nga Liga e Parë dhe dy nga Liga e Tretë.

Në këtë raund të garave do zhvillohet vetëm një ndeshje eliminuese, kurse ende nuk është caktuar data se kur do nis.

Pritet që Kupa e Kosovës të nis pas përfundimit të stinorit vjeshtor ose me 15/16 dhjetor.

Kujtojmë se kampioni momental i këtij trofeu është FC Prishtina.