22:16 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / C E

Nesër festë e madhe në Suharekë, festohet titulli i kampionit me yjet e muzikës

Ballkani ka dy javë që është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka ka zgjedhur javën e fundit për të festuar titullin kampion, shkruan Indeksonline.

Për të festuar këtë titull të ftuar do të jenë yje të estradës kosovare që do të përformojnë në qendër të qytetit.

Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza e Gold Ag do të jenë prezent në këtë festë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. /IndeksOnline/