21:27 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nesër Florian Marku sfidon një serb në Tiranë, Tifozat Kuq e Zi marrin këtë vendim

Nesër, Florian Marku në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të përballet me serbin, Sladan Dragisiç. Ky i fundit ka deklaruar që do të vijë për të befasuar kryeqytetin. Por, kjo do të jetë edhe më e vështirë pas përkrahjes që Marku pritet të ketë nga publiku.

Tifozat Kuq e Zi sapo kanë dalur me njoftim zyrtar ku kanë njoftuar se nesër do të jenë në palestër për të parkrahur Markun.

“Nesër, me 8 Qershor do të jemi në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në mbështetje të kampionit tonë Florian Marku përballë kundërshtarit të tij serb.
Anëtarët tanë të interesuar i ftojmë të kontaktojnë përfaqësuesin e tyre më të afërt” thuhet në njoftim./Indeksonline/