15:06 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër komuna e Prishtinës do ua heqë bërllokun në këto lagje

Nesër më 11 prill, vazhdon aksioni për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme, në lagjet Kalabria, Qendra, Dardania, Lakrishte, Ulpiana dhe Hajvalia.

Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”.

Informacionet shtesë në numrin pa pagesë:
0800 77 123