19:04 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesër kontrollohen urat tjera në Lepenc

Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka treguar se nesër do të vazhdojnë kërkimet për policin që ende nuk është gjetur.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt,. Gazmend hoxha ka treguar për se kërkimet për Armend Trenajn, policin e dytë të aksidentuar që ende nuk është gjetur në Lepenc, për sot janë ndërprerë.

Ai tha se ato do të vazhdojnë nesër kur do të kontrollohen edhe disa ura përgjatë Lepencit, e të cilat janë evidentuar nga Policia, FSK-ja dhe ekipi i Agjencisë së Emergjencave të Kosovës si pika të dyshimta.

“Edhe pse ka pasur vështirësi sot për shkak të reshjeve të shiut dhe ngritjes së nivelit të ujit ne nuk e kemi ndërprerë operacionin gjatë gjithë ditës por fatkeqësisht nuk kemi pasur rezultate në gjetjen e  trupit të kolegut të dytë që u aksidentua. Nesër do të vazhdojmë me kërkimet edhe në pikat të cilat janë evidentuar si të dyshimta nga ekipet e FSK, Policisë dhe AME-së”, ka treguar Hoxha.

Armend Prenaj bashkë me Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi I pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore.