20:59 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Nesër lansohet uebfaqja ku do të publikohen njoftimet për rrezikun e produkteve

Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, me përkrahjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, ka zhvilluar uebfaqen përmes së cilës synohet të ofrohet informacion publikut për autoritetet inspektuese që monitorojnë sigurinë e produkteve në tregun e Kosovës dhe veçanërisht për raportimin e produkteve të rrezikshme jo-ushqimore që gjenden në tregun e Kosovës.

Nëpërmjet kësaj uebfaqe të qasshme publikisht, do të publikohen të gjitha njoftimet për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët, natyra e rrezikut të paraqitur si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e këtyre rreziqeve.

Përveç kësaj, përditësimet dhe lajmet mbi ngjarjet kryesore të mbajtura në zonën e sigurisë së konsumatorëve do të shfaqen në faqen e internetit.

Sakaq lansimi i ueb-faqes për raportimin e produkteve të rrezikshme – RAPEX Kosova do të bëhet nesër, ku do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.