18:21 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesër mbahet Akademi përkujtimore për Bahri Fazliun e Agron Rrahmanin

Për nderë të 20 vjetorit të rënijes së Bahri Fazliut dhe Agron Rrahmanit nesër do mbahet një Akademi përkujtimore.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë Akademi e cila do të mbahet në kinemanë ABC, duke filluar nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, me këtë rast do shfaqet edhe një film dokumentar “Një rrëfim për dy heronj”, me regji të Kushtrim Sheremetit.

“Të nderuar shokë, miq e familjarë ju ftoj të merrni pjesë në Akademinë përkujtimore që do mbahet nesër prej orës 12.00 në kinemanë ABC, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Bahriut dhe Agronit. Me këtë rast do të shfaqet filmi dokumentar “Një rrëfim për dy heronj” me regji të Kushtrim Sheremetit”, ka shkruar Murati./Indeksonline/