13:30 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

​Nderohen heronjtë e kombit Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Dëshmorët dhe heronjtë e kombit kanë vetëm një atdhe, pushka e tyre ku do që ka krisur, lufta e tyre ku do që është bërë, por edhe rënia e tyre është bërë për tërësinë e atdheut tonë.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çlirimi i Kosovës nuk ndodhi rastësisht dhe as nuk filloi e tëra në vitin ‘98-99, pasi kjo luftë parahistorinë e vet, ku shëmbëlltyrë e gjithë kësaj janë heronjtë Bahriu dhe Agroni.

Ai tha se ka qenë një nder i veçantë që Bahri Fazliun e ka njohur qysh në fund të vitit 89, vetëm pak ditë pas rënies heroike të vëllait të tij, Fahriut.

Kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, theksoi se populli shqiptar në robëri gjatë periudhave të ndryshme historike asnjëherë nuk e ndali rezistencën kundër pushtuesit, duke luftuar brez pas brezi për lirinë e tij deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Në këtë akademi është shfaqur edhe filmi dokumentar, një rrëfim për dy heronjtë, i punuar nga Kushtrim Sheremeti.